Protesta për Zvërnecin, Spiropali godet sërish Ramën: PS duhet të vetëpastrohet për Shqipërinë e re

Politikë

Protesta për Zvërnecin, Spiropali godet sërish Ramën: PS

Thirrjes së kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama që “shpirtrat e humbur të familjes që duan Shqipëri të re, të sjellin draftin”, i është përgjigjur Elisa Spiropali.

Deputetja, e cila prej disa muajsh ka përplasje me kryesocialistin, thotë se “do ta kemi marrëveshjen.” Këtë të fundit, e lë në duart e PS që “duhet të mbledhë mendjen” e “të vetëpastrohet”, shkruan ajo në një reagim në rrjetet sociale.

“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”, shprehet Spiropali.

Reagimi i Elisa Spiropalit 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion