Policia hakmerret ndaj protestuesve që kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës dje në bulevard

Aktualitet

Policia hakmerret ndaj protestuesve që kërkuan dorëheqjen e Edi

Policia po heton në gjendje të lirë 9 persona që kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas përfundimit të protestës të së shtunës. Sipas autoriteteve, ata kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe kanë prishur qetësinë publike.

Policia thotë se pavarësisht thirrjeve për t’u larguan, protestuesit kanë refuzuar. Ata kanë qëndruar duke vendosur karrige dhe sende të tjera.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Tiranës kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas, të cilët, pas përfundimit të tubimit të zhvilluar më 20 qershor 2026, rreth orës 22:00, kanë vijuar qëndrimin në mënyrë të kundërligjshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke prishur qetësinë publike.

Konkretisht, janë proceduar shtetasit: Sh. G., 32 vjeç; A. G., 56 vjeç; A. B., 25 vjeç; V. K., 28 vjeç; G. K., 30 vjeçe; A. K., 43 vjeç; E. S., 36 vjeç; A. K., 34 vjeç; dhe R. Sh., 22 vjeç.

Sipas Policisë, këta shtetas kanë qëndruar përtej orarit të njoftuar për zhvillimin e tubimit, si dhe kanë zaptuar hapësirën publike duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e hapësirës së zënë dhe respektimin e dispozitave ligjore, ata kanë refuzuar të largohen, duke vijuar qëndrimin në këtë zonë.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

ME TE LEXUARAT