Aksident i rëndë në Dibër, një grua e vdekur, dy të plagosur
Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur ne orët e mesditës së të shtunës në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të fshatit Grezhdan.
Nga raportimet paraprake mësohet se shtetësja Florina Marka, 43 vjeç nga Maqellara, nuk i ka mbijetuar aksidentit si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, njëri drejtues i mjetit dhe tjetri bashkëshort i viktimës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca policore, si dhe shefat e komisariatit dhe policisë rrugore, të cilët po vëzhgojnë nga pranë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.