Vlorë/“Emër i njohur për Policinë”, dalin detaje të reja: 36-vjecari u plagos në ballkonin e banesës

Aktualitet

Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e sotme në Vlorë.

Policia e Vlorës bën me dije se një 36-vjeçar dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ai rezulton si person i njohur për Policinë e Shtetit pasi më parë ishte dënuar për vrasje.

I plagosuri, Elius Thartori rezulton i dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi zyrtar:

Rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi E.Th., 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri .

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT