Gjermani-Francë ndahen në paqe
Lajmifundit
/
6 Shtator 2018, 22:18
Sport
U luajtën sot disa nga takimet e para të Ligës së Kombeve. I gjithë interesi ishte tek supersfida mes Gjermanisë dhe Francës që u mbyll në barazim 0-0.
Pavarësisht se të dyja skuadrat krijuan volum loje nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
Në takimet e tjera Uellsi fitoi ndaj Irlandës 4-1, ndërsa Maqedonia mundi Gjibraltarin 2-0. Triumf i rëndësishëm edhe për Norvegjinë dhe Bullgarinë.