Mourinho dënohet me 1 vit burg

Sport

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho së fundi është gjendur nën një furtunë kritikash pas paraqitjeve të dobëta në kampionat në ndeshjet e para. Por sikur të mos mjaftonte kjo tani ‘Special One’ po përballet edhe me probleme me drejtësinë.

Referuar mediave spanjolle trajneri I ‘Djajve të Kuq’ është dënuar me 1 vit burg për shkak te evazionit fiskal.

Por Mourinho nuk do të përfundojë pas hekurave pasi ai është pajtuar të paguajë një gjobë prej 1.98 milionë euro.

Prokurorët e akuzuan Mourinhon se ia ka borxh shtetit spanjoll mbi 2 milionë euro, të cilat s’i ka deklaruar për të drejtat e imazhit më 2011 dhe 2012, në kohën kur ishte trajneri i Real Madridit.

Probleme me drejtësinë për shkak të evazionit fiskal kanë patur edhe yjet si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

ME TE LEXUARAT