Publikoi foto intime të ish-gruas, dënohet futbollisti

Sport

Ish-mbrojtësi i “West Ham” të Republikës Çeke, Tomas Repka, u denua pas publikimit të fotove intime të ish-gruas së tij Vladka Erbovas.

Futbollisti është dënuar me 6 muaj burg si dhe 50 mijë korona gjobë, pasi i kishte hapur ish-gruas së tij një faqe në internet me foto intime të saj ku njoftonte se ofronte shërbime seksi.

Vladka Erbovas e cila u shokua kur pa se çfarë kishte bërë ish-bashkëshorti e hodhi në gjyq Repkën.

Gjithashtu edhe partnerja aktuale e 44-vjeçarit Katerina Kristelova është gjobitur me 50,000 CZK për bashkëpunim me futbolllistin.

ME TE LEXUARAT