Terrorizohet Parisi, një armatosur merr peng disa persona
Lajmifundit
/
12 Qershor 2018, 16:59
Sport
Një burrë i armatosur ka terrorizuar Parisin mesditën e sotme, teksa ka marrë peng të gjithë të pranishmit në një dyqan kompjuterash.
Sipas Daily Mail, tre persona përfshirë edhe një grua shtatzënë ndodhen nën kërcënimin e armës, ndërsa policia ka rrethuar menjëherë të gjithë zonën e rrezikshme.
Autori i cili ende është i paidentifikuar, kërkon t’u japë një mesazh Ambasadës iraniane dhe shtetit francez, ndërsa kërcënon se në çantën e tij të shpinës ka një bombë që mund të shpërthejë nga momenti në moment.