Kapet me kanabis, ndalohet çifti maqedonas në Qafë- Thanë

Aktualitet

Policia kufitare e Qafë-Thanës, në vijim të punës së tyre kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Metodi Maraichkov, 40 vjeç si edhe Ljubica Zucovikj, 40 vjeçe, të dy banues në Maqedoni.

Shtetasit në fjalë u arrestuan pasi në valixhen personale, posedonin sasinë e dyshuar të drogës: 4 pako me peshë 1 Kg e 150 gram lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.

Më datë 11.09.2017, shtetasit e mësipërm, janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, si pasagjerë të një mjeti tip autobus me targa GV945BM, i cili kishte si destinacion Maqedoninë.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

 

ME TE LEXUARAT