Rama fton qytetarët të adresojnë problemet: “PRANIA BESNIKE” të dëgjon dhe “BESA” të thotë më kontrollo

Politikë

Rama fton qytetarët të adresojnë problemet: “PRANIA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për “Praninë Besnike”, takimin e deputetëve socialistë me qytetarët, takim i cili do të shërbejë si dëgjesë për të dëgjuar problematikat dhe më pas për adresimin e tyre.

Në postimin e tij, Rama shkruan se “Prania Besnike” nuk premton zgjidhje, por zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon.

SOT NË 17.00 ka nisur në të gjithë Shqipërinë PRANIA BESNIKE e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, GJITHNJË TË PREMTEN NË ORËN 17.00.

Çdo njësi administrative e Shqipërisë, zonë urbane apo brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë PRANINË e vet BESNIKE një të premte në muaj.

PRANIA BESNIKE është vend neutral. Hyhet PA KAMERA dhe PA TESËR PARTIE.

NUK ËSHTË MBLEDHJE, POR DËGJESË INDIVIDUALE e hallit, ankesës, kërkesës.

MBAN SHËNIM, adreson institucionet zyrtarisht përmes deputetit dhe sigurohet që qytetari merr përgjigje.

Nuk premton zgjidhje, por zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon.

PRANIA BESNIKE të dëgjon dhe BESA të thotë: më kontrollo. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion