I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet 30-vjeçari nga Kukësi, publikohet emri

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet
Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Operacioni është rezultat i bashkëpunimit mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit.

Bëhet fjalë për shtetasin Bamir Halili (Axhami)., 30 vjeç, lindur në Kukës, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Vendimi ndaj tij është marrë në vitin 2024, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Sipas Interpol Tiranës, ekstradimi u realizua pas koordinimit informativ dhe operacional me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe. 30-vjeçari tashmë ndodhet në Shqipëri, ku do të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore.

Operacioni “The Wanted” vijon në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për lokalizimin dhe kthimin në Shqipëri të personave të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

ME TE LEXUARAT