Ekzekutimi në Mirditë/ Dalin detaje të reja, autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Aktualitet

Ekzekutimi në Mirditë/ Dalin detaje të reja, autorët u
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur dje në fshatin Ndërfushas, Mirditë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Viktor Bardhi.

Burime për gazetarin e Klan News Martin Marku, bëjnë me dije se autorët e përfshirë në ngjarje, dyshohet të kenë përdorur nënkalimin e ‘Rrugës së Kombit’ për tu arratisur, fare pranë vendit ku u krye dhe ekzekutimi.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në pikat hyrëse dhe dalëse të Rrëshenit, nuk është evidentuar asnjë gjurmë e automjetit të autorëve, i cili u gjet i djegur rreth 20 minuta pas ngjarjes në fshatin Monaz.

Më pas, ekzekutorët dyshohet të jenë ndihmuar nga të tjera persona që i kanë pritur me automjet për të humbur gjurmët nga policia.

Dyshimet janë se Viktor Bardhi është viktima e radhës e sagës së hakmarrjeve mes fisit Bardhi dhe një tjetër fisi në zonë. Zanafilla nis që prej vitit 2016 me vrasjen e Saimir Jakut.

Pas tij janë ekzekutuar nëntë persona të tjerë nga të dy palët. Viktor Bardhi iu ekzekutua vëllai Martin Bardhi në vitin 2023 në lokalin e tij në Mirditë, një muaj pasi kishte dalë nga burgu. Martin Bardhi akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë ndaj S. R.

Ndërkohë në janar të vitit 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan dhe nipin, Kristian Bardhi alias Marku në aktin Fier – Vlorë. Këto ngjarje vijojnë të jenë ende të pazbardhura. Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, njoftoi dje shoqërimin e një personi në komisariat. Ende nuk ka të dhëna për lidhjen e këtij personi me ngjarjen apo mbi dijeninë që ka mbi rastin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion