Edi Rama ka një mesazh të ri, falenderim për mbështetësit, ja cfarë shkruan për armiqtë

Politikë

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një status të gjithë ndjekësve të tij në Facebook. Ai ka falenderuar mbështetësit, pasi sipas tij inkurajimet e tyre kanë qenë burim energjie pozitive. Kreu i qeverisë nuk harron as kritikët, “cimbisjet e të cilëve janë ushqim për mendjen”.

Statusi i plotë:

Te dashur miq te ketij rrjeti,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

faleminderit te gjitheve, mbeshtetes, kritike e “armiq” te betuar per gjithe sa here keni klikuar pelqime, keni ndare me te tjere apo keni komentuar postime?

Mbeshtetesve u them faleminderit, sepse inkurajimet tuaja jane per mua burim energjie pozitive, shume me teper se sa ju mund ta mendoni. Dhe mirenjohje te thelle atyre qe ma degjuan lutjen e bene telefonata nga jashte, per te nxitur te aferm e miq ketu ne Shqiperi, te votojne numrin magjik✌️?

Kritikeve u them faleminderit, sepse cimbisjet tuaja jane per mua ushqim per mendjen, shume me teper se sa ju mund ta imagjinoni. Dhe as mos e mendoni, as mos i degjoni ata qe ju thone, Edi Rama nuk i degjon kritikat. Aq i degjoj saaa… Tjeter gje qe me kritiket nuk jepem po “grushtohem” deri ne fund, ama pas perplasjes nuk iki tutje pa marre ate qe mendja me thote se vlen??

“Armiqve” te betuar nuk u them faleminderit qe me shajne me liber shtepie e liber rruge, natyrisht! Po ama ju them faleminderit, sepse me beni te mendoj vazhdimisht se sa shume, o Zot sa shume, mundim e kohe duhet per te ngushtuar hendekun qe politika e percarjes dhe gjuha e urrejtjes mes paleve, ka hapur prej kaq shume vitesh! Dhe dua ta dini te dashur “armiq”, se kur ju kthehem sic i do mushka drute, nuk ju bej me faj ju, po pikerisht politiken, qe per kaq shume vite e vite, kultivoi nje fare shume te keqe ne mjedisin e komunikimit publik??

Ne fund dua t’ju them te gjitheve se fitorja e madhe e 25 qershorit, eshte e Shqiperise dhe juaja, ndersa imja eshte vetem barra e shumefishuar e pergjegjesise. Kam shume besim se do te bejme shume per kete vend, sidomos nese te gjithe kujtohemi kur zihemi a “grushtohemi”, se sidoqofte kemi nje gje te madhe te perbashket: Jemi shqiptare?? Jemi te nje gjaku dhe nje gjuhe? Jemi te gjithe te deshiruar, ta shohim Shqiperine sa me mire??

Faleminderit edhe njehere dhe ndjese kujtdo prej jush qe mund ta kem bere te ndjehet keq nga replikat e mia?

Perqafime

Edi

(Obobo e kam shkruajtur pa ë dhe me sa shume miq kam “grushtuar” ketu per shqipshkrimin, kushedi ç'”grushta” do ha sot☹️?)

ME TE LEXUARAT