Shkodër, i riu pla'gos babë e bir pas një konflikti, humb jetën 24-vjeçari

Aktualitet

Shkodër, i riu pla'gos babë e bir pas një konflikti, humb
Shkodër- Një sherr mes tre personave ka çuar deri në përdorimin e thikës dhe pistoletës.

Një 24-vjeçar i identifikuar si Ylber Luli ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërkohë babai i tij Qamil Luli ka mbetur i plagosur.

Autori 25-vjeçar Andri Vulaj u arrestua pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion