Kandidati i PD, ultimatum Bashës: Të mbash premtimin deri në mesnatë, ndryshe...

Politikë

Lefter Maliqi, kandidat i PD ne Berat i ka adresuar nje ultimatum te qarte Lulzim Bashes. Maliqi ben me dije se nuk do te jete i pranishem ne hapjen e fushates ne Berat per aresye personale.

Statusi i plotë

Ndjesë! Të dashur miq, mbështetës, duke ju qenë tepër mirënjohës ju njoftoj se nesër në hapjen e fushatës në Berat ku z.Basha i Republikës së re bën prezantimin e kandidatëve nuk do të jem i pranishëm për arsye personale. Nesër deri në orën 12 të natës pres takim me z.Basha për premtimin e pambajtur të tij. Në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju!

Detyrimi im për ju është i pashlyeshëm, mirënjohja është shumë e thellë dhe e madhe, votat i kam personale mbi 10.000 pasi marrëveshjen e kemi bërë ju votën, unë premtimet dhe mbështetjen në çdo fatkeqësi e nevojë që dihet nga të gjithë, miliarda lekë investime në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, kulturë, ndihma familjeve në nevojë në gjithë qarkun janë të prekshme nga ju etj etj për shkak të imazhit, origjinës nga Kuçova,vendlindjes në Lapardha, si drejtues policie në gjithë qarkun në Berat, Skrapar e Kuçovë, ish kryetar i komunës më të madhe Otllak-Berat me fitore të thellë, ish deputet dhe këto 4 vjet sakrifica të jashtëzakonshme pranë jush. Do të jem gjithmonë pranë jush pa dallim politik, zoti qoftë me ne. I juaji Lefter Maliqi.

ME TE LEXUARAT