Durrës, i vranë burrin, Vjollca Arapi: Jurgen Kurti më tha; Ta vramë!

Aktualitet

Bashkëshortja e 60 vjeçarit Agim Arapi që u vra pas një konflikti në dyqanin e tij në Durrës i apelon prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen.

Vjollca Arapi shkon edhe më tej ku deklaron se prokuroria nuk po i merr në shqyrtim provat filmike të fiksuara nga bizneset përreth.

Vjollca Arapi: Unë dua drejtësi. Ata të tre e kanë vra. Unë hak nuk marr. Haku për mua është drejtësia dhe Zoti, sepse ma kanë vrarë të tre burrin, ma kanë masakruar.

-I keni paraqitur pamjet në prokurori?

Vjollca Arapi: Patjetër! Habitem që nuk i shihni. Unë i shikoj dhe atje nuk shikohen.

Bashkëshortja e të ndierit thotë se pamjet që tregojnë qartë se Jurgen kurti ka qenë një ndër tre agresorët.

Vjollca Arapi: Shihe si shtyhet. Kërkova ndihmë dhe nuk ma dha njeri. Ja Jurgeni që më del mbrapa dhe më tall. Çfarë bëmë?! Ta vramë!-tha.

Vjollca Arapi i apelon organeve të drejtësisë, të marrin vendim të drejtë dhe të arrestohet ai që e konsideron autorin e vërtetë të vrasjes së bashkëshortit.

Burime nga prokuroria e Durrësit thanë për Ora News se po analizohen pamjet filmike në vendin e ngjarjes dhe çështja po hetohet me seriozitet. Për vrasjen e Agim Arapit më 11 prill në Durrës, po gjykohen dy vëllezërit Ekonomi.

ME TE LEXUARAT