"Lajmi i fejesës", reagon Noizy, por...komenti i tij të lë pa fjalë!
Lajmifundit
/
7 Janar 2017, 16:37
Showbiz
Lajmi se Noizy është në prag fejese ka bërë bujë këto ditë në mediat rozë e madje edhe në gazeta të shkruara.
Flitej se Noizy është në prag të një fejese me një shqiptare e cila jetonte në Francë. Mirëpo pak minuta më parë, reperi ka reaguar në Instagram duke përgënjeshtruar lajmin. Me humor ai shkruan se pas publikimit të këtij lajmi ‘i fikën derën’.
“Kush e ka nxjerr ket rren ju thafshin durt se me fiket deren”, shkruan ai.