"Fëmijët më kërkojnë t’i çoj tek lodrat" / Prek aktivistja: Nuk i kam çuar, çfarë vlere ka kur është e kërcënuar e ardhmja?

Aktualitet

"Fëmijët më kërkojnë t’i çoj tek

Një aktiviste, në protestën e 100-të në fjalën e saj deklaroi para Kryeministrisë se fëmijët i kanë kërkuar që t’i dërgojë tek lodrat.

Ajo tha se nuk i ka dërguar fëmijët tek lodrat, duke shtuar se kjo nuk ka vlerë, kur kërcënohet e ardhmja e tyre.

Bëri thirrje për dorëheqjen e Ramës.

Aktivistja: Kemi 100 ditë këtu. Unë jam lodhur, 100 ditë që fëmijët e mi më kanë kërkuar të shkoj tek lodrat dhe nuk i kam dërguar.

Çfarë vlere kanë lodrat, kur e ardhmja e tyre nuk është e sigurt? Janë 100 ditë sakrificë e lodhje, janë këmbëngulje, janë 100 ditë kur zëri i qytetarëve nuk është dorëzuar.

Ne jemi këtu që zërin të na e dëgjojë kryeministri dhe gjithë Shqipëria. Ne jemi këtu që të anulohet ligji dhe dorëheqjen e Edi Ramës. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion