"Zbardhet dëshmia e frikshme e Ngushëllim Manzit që vr'au dy vëllezërit: E bëra sepse...

Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, 40-vjeçarit që vrau një ditë më parë dy vëllezër dhe plagosi rëndë një tjetër.
Në dëshminë e tij, Manzi ka treguar versionin e ngjarjes dhe konfliktin që, sipas tij, nisi për shkak të punimeve dhe kalimit të betonieres pranë banesës së familjes së tij.
“Vëllezërit Islami po kryenin punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata na i kthyen keq.
Shefqet Ismailajn kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij. Nazmi Ismailajn. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistolete.”, thuhet në dëshminë e autorit.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur ushtaraku 40-vjeçar Ngushëllim Manzi vrau me armë zjarri vëllezërit Selam dhe Nazmi Ismaili, ndërsa la të plagosur rëndë Shefqet Ismailin.


