Vrasja tronditëse në Tiranë/ Policia, njoftim zyrtar: Dyshohet se viktima është ekzekutuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë në rrugën “Mihal Popi”.
Policia ka dalë me një reagim zyrtar, ku shprehet se 46-vjeçari Ismet Habili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


