Tiranë/ 46-vjeçari u gjet i v'rarë në makinë, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Lajmifundit
/
20 October 2026, 21:54
Aktualitet

Djali i viktimës Ismet Habili, i cili është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, pak minuta më parë, ka mbërritur i tronditur në vendngjarje.
Në pamjet e siguruara , dëgjohen britmat e 18-vjeçarit që kërkon të atin.
“Ku është plaku? Ku është baba im? Ikni! Ku e kam babën? Ku është babi?”, thërret ai duke shtyrë të tjerët që përpiqen ta qetësojnë.


