Vuçiç pranoi humbjen, 'shpërthen' festa në Beograd/ Studentët ndezin flakadanë dhe brohorasin “Fitore”

Kosovë&Rajon

Vuçiç pranoi humbjen, 'shpërthen' festa në

Qindra qytetarë kanë dalë në rrugët e Beogradit, pas deklaratës së presidentit Aleksandar Vuçiç se lista studentore ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi.

Në një nga rrugët qendrore të kryeqytetit serb janë ndezur flakadanë, ndërsa boritë e automjeteve dhe brohoritjet e qytetarëve kanë shoqëruar festimet.

Atmosferë festive raportohet edhe në shtabin e Listës Studentore “Studentët fitojnë”, ku kandidatët dhe mbështetësit e tyre janë mbledhur për të ndjekur rezultatet e votimit.

Studentët po këndojnë dhe brohorasin “Fitore”, ndërsa presin konfirmimin e rezultateve përfundimtare. Ndërkohë, personat e mbledhur në kampin e njohur si “Çacilend”, kryesisht të veshur me të zeza, kanë nisur të largohen nga hapësira e rrethuar.

Më herët, presidenti Aleksandar Vuçiç pranoi se, sipas vlerësimeve paraprake, forca e tij politike ka humbur zgjedhjet.

Ai deklaroi se Lista Studentore pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate në Parlamentin me 250 vende, ndërsa forca e tij politike rreth 105 mandate. Rezultatet zyrtare përfundimtare nuk janë shpallur ende, ndërsa numërimi i votave vijon.

n-6ade6d11971fc-6ade6dd562c2c.jpg

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion