Protestat studentore/ Shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj të gjitha aktet e dhunës

Aktualitet

Protestat studentore/ Shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka reaguar lidhur me protestat dhe aktet e dhunës në Shqipëri, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Përmes një deklarate në platformën "X", Türk dënoi të gjitha aktet e dhunës, ndërsa theksoi se dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt është rruga e vetme për të ecur përpara.

“Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt”, tha ai.

“Shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut lidhur me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë”, vijoi Türk.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion