“Universi im…”/Mesazhi prekës i partneres së artistes së ndjerë shqiptare!

Showbiz

“Universi im…”/Mesazhi prekës i partneres së

Humbja e artistes Rinesa Qeriqi, e njohur si Rinesancë, ka lënë pas një dhimbje të madhe te njerëzit e saj më të dashur. Mesazhin e saj të parë publik pas ndarjes nga jeta të artistes e ka ndarë partnerja e saj, përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut të zemrës.

Në fotografinë e publikuar, ajo ka shoqëruar imazhin e Rinesës me fjalë që pasqyrojnë lidhjen e fortë mes tyre. Ajo e përshkruan artisten si forcën dhe universin e saj, duke pranuar se nuk mund ta kishte imagjinuar kurrë se do të përjetonte një dhimbje kaq të madhe.

Në mesazhin e saj, partnerja kujton luftën që Rinesa bëri deri në fund, me gjithë forcën që kishte, ndërsa shpreh trishtimin për kohën e pakët që iu dha për të jetuar. Për të, ta kishte njohur artisten, ta kishte dashur dhe të kishte ndarë jetën me të ishte një nga privilegjet më të mëdha.

“Do të të dua nga dita kur u takuam deri në ditën kur të vdes”, është një nga fjalitë më prekëse të mesazhit të saj, përmes së cilës tregon se dashuria e Rinesës do të mbetet pjesë e saj përgjithmonë.

Rinesa Qeriqi u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas betejës me një tumor në tru. Homazhet në nder të artistes u zhvilluan sot në  orën 12:00 deri në 17:00, në Waterloo të Ontarios, në Kanada.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion