Vlora nën “pushtimin” e ujit, reshjet e shiut rikthejnë rrugët në det

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë ditën e sotme disa qytete të vendit, të cilat kanë shkaktuar grumbullime uji në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe bllokim të përkohshëm të trafikut në disa zona.
Ndërkohë, bulevardi kryesor i qytetit, zona e Albano dhe Romina, si dhe akset rrugore që përmbyten shpesh, nuk paraqesin probleme të raportuara.
Nga pamjet e siguruara në terren, shihen disa rrugë të mbuluara nga uji, ku reshjet kanë krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve. Në disa segmente, uji ka mbuluar sipërfaqen e rrugës, duke krijuar një det nën rrugë.
Ndërkohë, grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për largimin e ujit nga rrugët e prekura, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.


