“A do pranoje të mos shihje më ish-in për 100k euro?” Përgjigjia e Klodit që nuk e prisnim

Showbiz

“A do pranoje të mos shihje më ish-in për 100k euro?”

“Edhe për 1 euro!” / Përgjigjja epike e Klodit kur u pyet nëse do ta shihte më ish-in për 100 mijë euro

Në rubrikën e pyetjeve provokuese në "Trotuar", ku panelistët u vunë para zgjedhjeve të vështira mes parave dhe ndjenjave, Klodi ka shkaktuar të qeshura me reagimin e tij pa filtra.

Pasi moderatorja ngriti pyetjen hipotetike nëse do të pranonin të mos shihnin më kurrë një ish-partner në këmbim të 100 mijë eurove, pjesa tjetër e tavolinës u përfshi në debate se cili ish ishte në mes dhe nëse shuma ishte apo jo e mjaftueshme.

Përgjigjja e Klodit ishte e prerë dhe nuk la vend për dyshime:

“Për 100.000 euro? Edhe për 10 mijë euro, edhe për 1 euro!  (Pyetja e radhës), s'ka diskutim!” – u shpreh ai me të qeshur, duke treguar se shkëputja përfundimtare nga e kaluara do të ishte shumë e lehtë përballë një përfitimi financiar.

Kur u ngulmua më tej nëse do të dilte në takim me dikë vetëm prej parave, Klodi theksoi se në jetë situatat duhen parë realisht, duke mos u fshehur pas gishtit se interesi nuk ekziston.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion