U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te 'Trauma'
Lajmifundit
/
20 October 2026, 22:24
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Tepelenës, ku një shtetas italian, 39 vjeç, i identifikuar me inicialet R. Sh., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës në një fabrikë.
Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor të specializuar.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t'u sqaruar.


