Detajet nga vra'sja e 46-vjeçarit në Tiranë, telefonata e fundit e vik'timës ishte me bashkëshorten

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili u gjet i pajetë në makinën e tij, në zonën pranë “Vasil Shantos” në Tiranë.
Sipas asaj që mëson gazetarja Dorjana Bezat, në zonë është dëgjuar vetëm një e shtënë armë zjarri, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u zbardhur.
Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë nisur verifikimin e telefonit të viktimës, ku, sipas të dhënave paraprake, po shqyrtohen komunikimet e tij të fundit.
Nga verifikimet fillestare, në vëmendje janë edhe disa probleme familjare që dyshohet se kanë qenë të pranishme në jetën e 46-vjeçarit.
Në videon nga vendngjarja dëgjohen momentet e dhimbshme kur i biri i viktimës kërkon të atin, duke bërtitur: “Ku është babi?”.
Ndërkohë, mësohet se 46-vjeçari mendohet se ka vrarë veten, ndërsa telefonata e fundit ishte me bashkëshorten e tij.
Paralelisht, grupi hetimor po punon për sigurimin dhe këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja.


