"Aeroporti i Tiranës nr.1 në Rajon për shtimin e numrit të pasagjerëve", Sekretariati i Transporteve raport në Kuvend
Aeroporti i Tiranes eshte konfirmuar si nr.1 ne rajon sa i perket shtimit te numrit te pasagjereve.
Matei Zakonjeski, perfaqesues i sekretariatit te Transporteve nga Grupi i Gjelber, paraqiti ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ne Kuvendin e Shqiperise raportin vjetor ku theksoi se aeroporti i Tiranes po terheq njerez nga e gjithe bota dhe Europa, duke i paraprite bumit turistik.
Zakonjeski tha se aeroporti i Tiranes ka shenuar nje bum te vertete, ndersa shtoi se plani 5-vjecar ne kete fushe te transportit parashikon sfiden per ta lidhur ate e rrjetin hekurudhor dhe per te krijuar me shume akses.
Gjate raportimit para deputeteve, Zakonjeski konfirmoi se aeroporti i Tiranes eshte ne transformim, zgjerim e modernizim te vazhdueshem per te rritur jo vetem kapacitetet perpunuese per fluturimet dhe pasagjeret por edhe per permiresimin e vazhdueshem te cilesise duke u kthyer ne nje lider ne rajon e me gjere. /lajmifundit.al