Trauma në errësirë totale, spitali me pacientë shtruar mbetet pa drita
Lajmifundit
/
19 October 2026, 20:11
Aktualitet

Një problem me energjinë elektrike është regjistruar pasditen e kësaj të hëne, rreth orës 19:30, në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Për rreth dy minuta, e gjithë struktura spitalore ka mbetur pa energji elektrike, e cila është rikthyer menjëherë pas kësaj.
Theksojmë se në Spitalin e Traumës trajtohen personat e lënduar gjatë protestave, efektivët e policisë, si dhe pacientët që paraqiten për raste urgjente, përfshirë aksidentet apo plagosjet nga të shtënat me armë zjarri.


