Tragj'edia që nisi nga konflikti i çastit / Sigurohen fotot e dy vikti'mave, ja si ndodhi ngjarja

Aktualitet

 Tragj'edia që nisi nga konflikti i çastit / Sigurohen fotot e

Lajmi i fundit ka siguruar fotot e dy viktimave, Nazmi dhe Selami Islami. Ata dyshohet se u qëlluan nga autori Ngushëllim Manzi, 40 vjeç .

Nga sherri që dyshohet se lindi për një (avlli = oborr,) Manzi qëlloi me armë, ku si pasojë humbën jetën Selami Islami dhe Nazmi  Islami, ndërsa u plagos Shefqet Islami, vëllai tjetër i viktimave.

 Burimet bëjnë me dije se tre vëllezërit jetonin në shtëpi më vete, por që ishin ngjitur me njëra-tjetrën

Sot kishte ardhur dhe një betoniere, pasi vëllezërit po punonin për ndërtimin e një avllije. Kjo, referuar edhe dëshmive të komshinjve, mendohet të ketë qenë shkaku i konfliktit, që përfundoi me dy viktima dhe një person të plagosur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.

Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion