“S’keni për t’i marrë 2500 eurot, janë mashtrime!” / Ish-efektivja apel policëve në protestë

Aktualitet

“S’keni për t’i marrë 2500 eurot, janë

Një grua e pranishme në protestë, e cila ka pretenduar se ka punuar për 5 vite në Policinë e Shtetit, ka deklaruar se efektivët që janë në vijën e frontit duke u përballur me protestuesit, nuk do i marrin nga 2500 euro, siç premtoi sot kryeministri Edi Rama.

Duke folur për eksperiencën e saj në Polici, ajo tha se gjatë 5 viteve nuk kishte marrë kurrë orët shtesë që kishte punuar.

“Nuk keni kushte. Atë që ju premtoj sot, harrojeni se keni për ta marrë. Kam punuar orë shtesë 12 orë, kurrë nuk i kam parë orët shtesë.

Kam punuar në Policinë e Shtetit për 5 vite. Asnjëherë nuk i kam parë orët shtesë. O e di unë, o s’e di asnjë. Nuk është polici kjo, janë militantët e partisë”, tha mes të tjerash protestuesja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion