E rëndë në Shijak, 21-vjeçari gjendet i pajetë në poligonin e qitjes

Ngjarje e rëndë në Shijak, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën në një poligon qitjeje. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:50, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet S. K., banues në Shijak.
Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri në ambientet e poligonit. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet e para për dokumentimin e rastit.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe administrimin e çdo elementi që mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të humbjes së jetës së 21-vjeçarit.
Për momentin, nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkaqet që mund ta kenë çuar të riun drejt këtij veprimi, ndërsa mbetet për t'u sqaruar edhe dinamika e plotë e ngjarjes.
Policia e ka cilësuar informacionin si paraprak, duke bërë me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi paraprak i policisë:
Në Shijak, rreth orës 13:50, në një poligon, ka humbur jetën shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Shijak, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Deri në përfundim të hetimeve, rrethanat e ngjarjes mbeten paraprake.


