Nisin tensionet para ministrisë së Arsimit, studentët hedhin gurë drejt godinës! Plagoset një vajzë
Lajmifundit
/
18 October 2026, 13:38
Aktualitet

Kanë nisur tensionet e para përpara ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur studentët për të gjashtën ditë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Raportohet se të rinjtë kanë qëlluar me gurë drejt godinës, ndërsa njëri prej tyre ka prekur edhe një vajzë.
E reja u mor nga ambulanca dhe u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore.


