Qetësia përpara stuhisë! Biznese të fortifikuara dhe lëvizje të reduktuara, situata në Tiranë përpara protestës

Aktualitet

Qetësia përpara stuhisë! Biznese të fortifikuara dhe

Tirana paraqitet e qetë, me lëvizje të reduktuara në rrugë dhe biznese që kanë marrë masa mbrojtëse, në prag të protestës së gjashtë.

Në kryeqytet disa biznese kanë fortifikuar ambientet e tyre, me hekura, ndërsa qarkullimi i qytetarëve duket i reduktuar.

Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

Edhe sot ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, ku shihen të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar dhe me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

Ndërkohë, protesta e sotme ka nisur me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë.

ME TE LEXUARAT