Sateliti i pakontrolluar bie sot në Tokë pas 30 vitesh në orbitë
Një satelit i pakontrolluar do të futet në atmosferën e Tokës të mërkurën pas gati 30 vitesh në orbitë.
Sateliti evropian, i njohur si ERS-2, pritet të ndahet në copa shumica e të cilave do të digjen.
Sateliti do të ketë një renie "natyrore", duke u zhytur nëpër atmosferë, që do të thotë se koha dhe vendndodhja e saktë janë të vështira për t'u parashikuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në parashikimin e saj më të fundit, Agjencia Evropiane e Hapësirës parashikoi se sateliti do të rihynte në atmosferën e Tokës në orën 15:49 të së mërkurës.
Sateliti pritet të jetë mbi Oqeanin Paqësor, por një distance pasigurie prej më shumë se tre orësh do të thotë se mund të jetë në një pikë tjetër në orbitën e tij kur të fillojë të digjet.
Kur u lëshua në 1995, ERS-2 "ishte anija kozmike më e sofistikuar e vëzhgimit të Tokës, e zhvilluar dhe nisur ndonjëherë nga Evropa", sipas ESA, dhe revolucionarizoi të kuptuarit për krizën klimatike.
“Ai na ofroi njohuri të reja mbi planetin tonë, kiminë e atmosferës sonë, sjelljen e oqeaneve dhe efektet e aktivitetit të njerëzimit në mjedisin tonë,” tha Mirko Albani, kreu i programit hapësinor të trashëgimisë ESA.
Sateliti u tërhoq në vitin 2011 dhe ESA vendosi nderhyrjen per te zvogëluar mundësinë e një përplasjeje me një tjetër sondë.
Fotot e satelitit që bie në drejtim të atmosferës u publikuan nga ESA të hënën, citon lajmifundit.al. Imazhet janë marrë midis 14 janarit dhe 3 shkurtit, kur ERS-2 ishte ende në një lartësi prej më shumë se 300 km (186 milje).