"Turp që fshiheni", përplasje mes mazhorancës e opozitës në Byronë e Kuvendit

Politikë

"Turp që fshiheni", përplasje mes mazhorancës e

Byroja e Kuvendit nuk e plotesoi diten e sotme kuorumin e mbledhjes.

Të pranishëm ishin deputetet e Partisë Demokratike, të cilët nuk janë dhe anëtarë të byrosë, ndërkohë socialistët nuk ishin prezent, përveç Ermonela Felajt dhe Blendi Klosit.

Mbledhja u drejtua nga Felaj, e cila kërkoi prezencën për kourumin dhe deklaroi se nuk kishte kuorum.

Në këto kushte mbledhja u ndërpre. Kjo solli dhe resgimin e deputetëve të PD, të cilët akuzuan maxhorancën se po fshihen dhe nuk vijnë në mbledhje.

“Turp, pse jeni fshehur”, ishin akuzat e demokrateve.

Mbledhja kishte si qëllim ankimimin e Elda Hotit dhe Albana Vokshin, të cilat janë ndëshkuar me 10 ditë përjashtim, për shkak të protestës ditën e enjte në seance plenare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion