Kaos në aeroporte e institucione në mbarë botën, Elon Musk: Dështimi më i madh IT i ndodhur ndonjëherë!

Mbare bota eshte prekur nga anomalia e krijuar prej mosfunksionimit te sistemeve kompiuterike dhe teknologjike.
Por në rrjetin social X, shefi i Tesla dhe X, Elon Musk është përpjekur ta përmbledhë atë qe po ndodh, në mënyrë më të përmbledhur.
"Dështimi më i madh IT ndonjëherë," e cilesoi ai ate qe po ndodh me problemet ne aeroporte, ne institucione kombetare e nderkometare, ne banka, etj.
Nga ana tjeter, kompania Microsoft thotë se "shkaku themelor" i ndërprerjes masive të IT-së është rregulluar për aplikacionet e veta, por "ndikimi i mbetur" po vazhdon të prekë disa shërbime.
Kompania më parë tha se problemi ishte për shkak të "një përditësimi nga një platformë softuerësh e palëve të treta" - e cila tani është konfirmuar si Crowdstrike.


