E para dhe e vetmja e llojit të saj! Çfarë është “Iron Dome” dhe si e mbron Izraelin?

Teknologji

E para dhe e vetmja e llojit të saj! Çfarë është

“Iron Dome”, në Izrael, është interceptuesi i parë i raketave i këtij lloji në botë dhe thuhet se ka një shkallë supsesi në masën 90 për qind në rrëzimin e shënjestrave. Mijëra raketa janë interceptuar nga sistemi i lëvizshëm i mbrojtjes ajrore, përfshirë ato në përleshjet e dhunshme që janë regjistruar këto ditë.

Por çfarë është Iron Dome?

Bëhet fjalë për një sistem mbrojtës të lëvizshëm, që i bën ballë çdo lloj moti, i projektuar për të interceptuar dhe për të shkatërruar raketa me rreze të shkurtër veprimi dhe mortaja artilierie 155 milimetërshe që hidhen nga një distancë nga 4 deri në 70 km.

Iron Dome, intercepton raketa që udhëtojnë në drejtim të zonave urbane dhe i rrëzon ato, dhe ky është sistemi i parë i këtij lloji në botë. I zhvilluar nga Rafael Advanced Defence Systems, ai mund të përdoret në cdo lloj kushtesh të motit, përfshirë mjegullën, stuhitë e rërës, retë dhe shiun.

E para dhe e vetmja e llojit të saj! Çfarë është

Izraeli shpreson të rrisë rrezen e interceptimit të saj në 250 km dhe ta bëjë të aftë të ndalojë raketa që vijnë nga dy drejtime të ndryshme. Sistemi është i gatshëm për përdorim që në mars 2011, dhe në prill, ai me sukses interceptoi një raketë BM-21 Grad të lëshuar nga gaza, për të parën herë. Në mars 2012 Jerusalem Post raportoi se Iron Dome kishte rrëzuar 90 për qind të raketave të lëshuara nga Gaza që do të kishin rënë në zona të populluara.

E para dhe e vetmja e llojit të saj! Çfarë është

Ajo është pjesë e një sistemi mbrojtjeje raketor të zhvilluar nga Izraeli por çdo interceptim rakete kushton 50 mijë dollarë. Mburoja është e përbërë nga bateri raketash, në formën e kutive gjigande të shkrepseve, dhe është e kthyer në drejtim të Gazës. Ajo pikas shënjestrën duke përdorur një radar dhe monitoron trajektoren e saj. Një qendër kontrolli më pas përllogarit një pikë interceptimi dhe jep komandën e lancimit të një rakete, nëse një raketë armike i është drejtuar një zone urbane. Në kontaktin me raketën, kjo e fundit shpërthen dhe rrëzohet.

ME TE LEXUARAT