Pasojat e tërmetit në Greqi, dëmtohen banesat në Devoll, banorët presin ndihmë

Aktualitet

Pasojat e tërmetit në Greqi, dëmtohen banesat në Devoll,

Këto janë pasojat e tërmetit që preku edhe fshatrat e Devollit, në kufi me Greqinë. Banorët e fshatit Vidohovë, që e kaluan natën jashtë, rrëfejnë përjetimet e para nga lëkundjet e forta.

Tërmeti u ndje edhe në fshatin Menkulas, ku gjithashtu pati dëmtime në banesa, ndërsa për fat të mirë askush nuk është lënduar.

Kryebashkiaku i Devollit shprehet se pas raportimeve specialistët kanë shkuar në terren dhe po bëjnë verifikimet mbi dëmet.

Këto banesa janë dëmtuar edhe më parë nga tërmeti i 1 qershorit të vitit 2019, ndërsa banorët thonë se nuk kanë marrë ndonjë ndihmë, teksa shtëpitë rrezikojnë të shemben.

Tërmeti 4.7 ballë preku disa zona të Greqisë por u ndje edhe në të gjithë Qarkun e Korçës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion