Të shtëna me ar'më në lokalin e mbushur me shqiptarë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja

Bota

-900-0-1790401316xagios-panteleimonas-epithesi-mk-130.webp
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pak pas mesnatës së të premtes në drejtim të një kafeneje në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, duke lënë të plagosur një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën Agorakritou 32. Persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një automjet, kaluan pranë kafenesë “Amora” dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të fasadës së lokalit.

Si pasojë e të shtënave, 10-vjeçarja, vajza e pronarit të kafenesë, u plagos në këmbën e majtë, në pjesën e pulpës. E mitura u transportua menjëherë në Spitalin e Fëmijëve nga nëna e saj.

Sipas të dhënave të para, në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan me armë nga brenda makinës dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e sulmit, brenda kafenesë ndodheshin rreth 10 klientë, të gjithë shtetas shqiptarë. 
Automjeti i përdorur në sulm, sipas informacioneve, u gjet i djegur pak kohë më vonë në zonën e Aspropirgou.

Ende nuk është përcaktuar nëse vajza u plagos nga një plumb apo nga një copëz e shkaktuar prej të shtënave. Ndërkohë, policia po shqyrton të gjitha provat për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit.

Sipas informacioneve të deritanishme, 10-vjeçarja nuk është në rrezik për jetën, ndërsa plicia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion