Tatimet nisin verifikimet në terren për bizneset e dëmtuara nga protestat

Aktualitet

 Tatimet nisin verifikimet në terren për bizneset e dëmtuara nga
Administrata Tatimore po vijon angazhimin për evidentimin dhe verifikimin e dëmeve materiale të shkaktuara në bizneset e vogla gjatë protestave, në kuadër të nismës së qeverisë për mbështetjen e tyre.

Për raportimin e dëmeve është vënë në dispozicion një shërbim i dedikuar online, përmes portalit e-Albania, ndërsa paralelisht do të kryhen verifikime në terren për evidentimin e dëmeve dhe të dhënave përkatëse.

Administrata Tatimore bën të ditur se është pranë bizneseve në çdo hap.  “Çdo rast do të trajtohet me përgjegjësi dhe korrektësi, me qëllim mbledhjen dhe verifikimin e informacionit të nevojshëm për bizneset e prekura.

Bizneset mund të raportojnë dëmet edhe përmes shërbimit online në adresën: https://tatime.gov.al/demi-im/”, thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore.

Në kuadër të nismës së qeverisë për mbështetjen e bizneseve të vogla të dëmtuara nga protestat, është vënë në dispozicion shërbimi online “Dëmi im” në portalin e-Albania, nga ku që sot subjektet mund të regjistrojnë dëmet materiale dhe të paraqesin dokumentacionin përkatës.

Paralelisht, 10 grupe verifikimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të kryejnë verifikime në terren në Tiranë, për të evidentuar dëmet dhe për të mbledhur të dhënat e nevojshme për vlerësimin e tyre. Pas përfundimit të procesit të verifikimit, do të përcaktohen masat konkrete për mbështetjen e bizneseve të prekura.

ME TE LEXUARAT