Protestohet edhe në stadiume, tifozat e ndeshjes Tirana-Laçi mbështesin studentët

Aktualitet

Protestohet edhe në stadiume, tifozat e ndeshjes Tirana-Laçi
Edhe në ndeshjen mes Tiranës dhe Laçit është shfaqur fryma e protestës, pasi tifogrupi “Fanatics” është larguar nga stadiumi vetëm pesë minuta pas nisjes së takimit, në shenjë solidariteti me protestën e studentëve.

Përmes një mesazhi nga ana e tyre, tifozët kanë bërë të ditur se vendimi për t’u larguar nga tribunat vjen si një formë mbështetjeje për studentët dhe kauzën e tyre.

“Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”, thuhet në banderolën e tifogrupit, i cili shpreh qëndrimin e tyre ndaj situatës.

Në reagimin e tyre, “Fanatics” u kanë bërë thirrje edhe grupeve të tjera të tifozëve që t’i bashkohen studentëve, duke e zhvendosur mesazhin e solidaritetit përtej tribunave të stadiumit.

ME TE LEXUARAT