Plumbi i gomës kap të renë në fytyrë, studentja: Nëse s’do kisha syzet, do isha dëmtuar në sy

Vijojnë dëshmitë nga studentët, për goditjen me plumba gome nga ana e policisë.
Një e re ka treguar për mediat se plumbi i gomës e ka goditur në ballë, zonë e fytyrës ku ajo shfaqet edhe me fasha. E reja tregoi se nuk ndodhej as në rreshtat e parë të protestës kur u godit dhe se pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda.
“Kjo goditje ishte e rëndë, nuk isha as në rreshtin e parë. Nëse s’do kisha syzet, do isha dëmtuar rëndë në sy. Jam goditur në ballë,” u shpreh ajo mes emocioneve.
Protestuesja mori ndihmën e parë mjekësore në terren, ku studentët e mjekësisë kanë krijuar tenda të ndihmës së shpejtë. Denoncimet për përdorimin e plumbave të gomës nga ana e policisë vijojnë të shtohen në zonën e Rrugës së Durrësit.


