Stuhitë e fuqishme godasin Italinë/ Përmbytje dhe rrëshqitje dheu, humb jetën një ushtar

Bota

Stuhitë e fuqishme godasin Italinë/ Përmbytje dhe rrëshqitje

Një ushtar 46-vjeçar italian humbi jetën, kur një pemë e rrëzuar nga erërat e forta ra mbi makinën e tij teksa po shkonte në punë në Jesolo, pranë Venecias.

Siç raporton agjencia e lajmeve ANSA, ngjarja ndodhi teksa një valë stuhish përfshiu Italinë, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa pjesë të vendit.

Sot, autoritetet vendosën rajonin e Ligurias dhe pjesë të pesë rajoneve të tjera, Piemontit, Venetos, Friuli-Venezia Giulias, Lazios dhe Kampanias, nën alarmin portokalli për mot të keq.

Shkencëtarët i thanë agjencisë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po i bëjnë më të shpeshta dhe më të rënda ngjarjet ekstreme të motit, përfshirë valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion