“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

Pedagogia Elsa Skënderi ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po ushtron presion ndaj protestuesve dhe familjeve të tyre.
E ftuar në emisionin Prime News24, Skënderi e cilësoi fjalimin e kreut të qeverisë si shenjë të shkëputjes nga realiteti, ndërsa pretendoi se pushteti po përpiqet të mbajë kontrollin përballë pakënaqësisë qytetare.
Pedagogia u ndal veçanërisht te deklaratat që, sipas saj, nënkuptojnë penalizimin e familjarëve të një protestuesi përmes kufizimit të shërbimeve. Ajo e konsideroi këtë qasje autoritare dhe e krahasoi me praktika të diktaturës.
Sipas Skënderit, qytetarët po kapërcejnë frikën dhe po tregojnë më shumë solidaritet, duke e parë protestën si një mënyrë për të kundërshtuar atë që konsiderojnë të padrejtë.
Pedagogia Elsa Skënderi: Njerëzit janë duke u çuar nga “gjumi”, duke pasur më tepër empati.
Të gjithë kanë pasur pakënaqësi dhe të gjithë kanë thënë me vete se “çfarë më duhet mua” e “nuk ia vlen”. Por sot jemi duke menduar se ia vlen që të rezistosh dhe të luftosh. Kryeministri e tregoi se është në delir në grahmat e fundit për të mbajtur pushtetin.
Kreu i qeverisë shpalli kulak protestuesit. Kryeministri tha se gjithë familja e një protestuesi nuk do të marrë shërbime, kjo është diktaturë.


