Kush do ta marrë drejtimin e PDK-së pas largimit të Bedri Hamzës? Këto janë tre emrat që pritet të hyjnë në garë

Kosovë&Rajon

Kush do ta marrë drejtimin e PDK-së pas largimit të Bedri

Tre figura të Partisë Demokratike të Kosovës pritet të garojnë për postin e kryetarit, pas vendimit të Bedri Hamzës për t'u larguar nga drejtimi i partisë. Bëhet fjalë për Enver Hoxhajn, Uran Ismailin dhe Përparim Grudën.

Sipas mediave në Kosovë, procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbikëqyret nga Vlora Çitaku.

Hoxhaj ka kohë që po përpiqet të rikthehet në krye të PDK-së. Ai drejtoi partinë pas dërgimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Hagë. Rezultati i PDK-së në zgjedhjet e vitit 2021, gjatë drejtimit të tij, ishte i dobët ndërkohë që partia po kalonte një nga periudhat më të vështira.

Bedri Hamza e mori drejtimin e PDK-së pas atij rezultati zgjedhor. Gjatë drejtimit të tij, partia arriti të ndalte rënien e mbështetjes dhe të shënonte një rritje modeste.

Megjithatë, në zgjedhjet që pasuan nuk shënoi përparim të ndjeshëm.

Mediat në Kosovë thonë se Hamza u përball me më shumë procese zgjedhore sesa kishte parashikuar, ndërsa PDK-së iu desh ta zhvillonte aktivitetin politik në kushtet kur ish-drejtuesit e saj, Thaçi dhe Veseli, ndodheshin në Hagë.  Kjo shihet si arsye pse ai vendosi të largohej pasi arriti në përfundimin se qëndrimi i mëtejshëm në krye të partisë nuk do ta ndihmonte PDK-në.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion