Studentët në rrugë, 16-vjeçari ngre zërin përballë policisë: Jemi në luftë me shtetin tonë...
Lajmifundit
/
17 October 2026, 11:58
Aktualitet

Një 16-vjeçar ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, duke iu drejtuar efektivëve të policisë me thirrjen që të mendojnë për të ardhmen e të rinjve dhe të mos ushtrojnë dhunë ndaj tyre.
I mituri tregoi se merr pjesë çdo ditë në protestë, pasi kërkon një të ardhme më të mirë.
Ai tha se vetë nuk është dhunuar, por disa prej shokëve të tij janë arrestuar dhe mbajtur në komisariat më gjatë nga sa duhej, sipas pretendimit të tij. 16-vjeçari theksoi se bëhet fjalë për të mitur, ndërsa shtoi se prindërit e tij fillimisht nuk ishin dakord që ai të dilte në protestë.


