Durrës, sulmet ndaj godinës së Postës çojnë në pranga 25 të rinj, 3 prej tyre të mitur

Aktualitet

Durrës, sulmet ndaj godinës së Postës çojnë
Protesta e të rinjve në Durrës është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa janë shoqëruar 25 persona, mes tyre tre të mitur, të cilët ndodhen në ambientet e komisariatit të policisë.

Mesohet se marshimi nisi rreth orës 11:30 në qendër të qytetit, në zonën e sheshit “Liria”. Situata u përshkallëzua kur një grup protestuesish u drejtua drejt filialit të Postës dhe theu xhamat e jashtëm të godinës.

Pas incidentit, forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë grupin dhe shoqëruar disa prej të rinjve. Efektivët dhe punonjës me rroba civile ndoqën protestuesit edhe në rrugicat e qytetit, ndërsa në zonë u krijua kaos në qarkullim.

25 të rinjtë e shoqëruar ndodhen në komisariat dhe pritet të dalin përpara gjykatës për vlerësimin e masave të sigurisë gjatë ditës së sotme ose nesër.

Ndërkohë, në qytet vijojnë aktivitetet e zakonshme të fundjavës, me turistë që vazhdojnë turet e tyre, pavarësisht tensioneve të krijuara nga protesta.

ME TE LEXUARAT