Studentët: Mos na vini mungesa! S’ka qëndrim zyrtar nga universitetet për fatin e protestuesve

Aktualitet

Studentët: Mos na vini mungesa! S’ka qëndrim zyrtar nga

Ndërsa një pjesë e studentëve bojkotojnë mësimin, të tjerë vijojnë të shkojnë në universitet dhe të ndjekin leksionet dhe seminaret. Kjo ka sjellë paqartësi lidhur me  mungesat e marra gjatë zhvillimit të mësimit. Përfaqësuesja e studentvëe në senatin akademik të Universitetit të Tirasnës, Desada Xhetani, thotë se është kërkuar që studentët të cilët bojkotojnë mësimin të mos penalizohen.

“I kam dërguar një email senatit akademik, u kam kërkuar si përfaqësuese e studentëve, që të mos ketë penalizine ndaj studentëve të cilët kanë zgjedhur të bojkotojnë.

Ne nuk kemi deklaratë vendim zyrtar që parashikon që studentët që nuk janë pjesë e mësimit do të penalizohen, do marrin mungesa dhe ata që janë do kenë përfitim spo dicka më të mirë”, tha Desada Xhetani, studente.

Universitetet ende nuk kanë mbajtur një qëndrim zyrtar për mënyën si do të trajtohen mungesat gjatë kësaj periudhe, ndërsa sindikata e pedagogëve, disa ditë më parë njoftoi bojkot, gjë që ka konfuzuar studentët.

“Një pjesë e vogël e tyyre kanë zgjedhur të shkojnë në auditore. Dëshira ime është që atyre tu kërkojë të ndërgjegjesohen dhe të bëjnë pyetje vetes se cfarë mund të ndodhë më pas. Unë jam shumë kundër bojkotit në kushte normale, sepse mendoj see dija dhe arsimimi është baza dhe themeli i një populli të mirëformusar. Nuk mund të fillojmë mësimin dhe të ndjekim leksionet në kushte kaq të pafavorshme se ndaj po protestojmë. Kushtet në auditore dhe mësime të jenë më të mira dhe të jenë dinjitoze për studentët”, shtoi ajo.

Rregullorja e arsimit të lartë nuk përmban një përjashtim për mungesat gjatë bojkotit, ndërsa në një zhvilim normal mësimi ka një përqindje të frekuentimit të studentëve në auditore, ndajXhetani thotë se është e nevojshme të bëhet I ditur qëndrimi që kanë pedagogët gjatë një ore mësimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion